MasterGate eshte nje terminal i avancuar qe mbeshtet teknologji te ndryshme identifikimi, duke perfshire lexues RFID HF/LF, UHF, karta me shirite magnetike, lexues te kodit fiskal, njohje targash dhe sisteme biometrike. Ai mund te instalohet ne porta, dyer, barriera dhe pika te tjera hyrjeje, duke ofruar nje zgjidhje fleksibel per kontrollin e aksesit.

Sistemi lidhet me Cloud Server, ku perditeson automatikisht listen e perdoruesve te autorizuar dhe zbaton rregulla hyrjeje sipas orareve, datave dhe niveleve te autorizimit. Menaxhimi realizohet permes nje portali web, pa pasur nevoje per instalimin e programeve shtese, duke mundesuar administrimin e perdoruesve, grupeve, lejeve te aksesit dhe historikut te hyrje-daljeve.

MasterGate funksionon si ne modalitetin On-Line ashtu edhe Off-Line, mbeshtet eksportin dhe importin masiv te te dhenave dhe integrohet lehtesisht me sisteme te tjera permes API, duke e bere nje zgjidhje te shkallezueshme dhe te pershtatshme per ambiente rezidenciale, komerciale dhe industriale.

Powered by Froala Editor