Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k ju fton të njiheni me politikën e përpunimit të të dhënave personale (më poshtë “politika e privatësisë”). Kjo Politikë Privatësie shpjegon mënyrën se si Shoqëria “Adi Professional” shpk mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të klientëve, punonjësve, partnerëve dhe palëve të tjera, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pavarësisht nëse jeni klient, një person që kërkon informacion për një çështje apo shërbim specifik (vizitor), partner, aksionar/ortak, një aplikant për punë apo punonjës, ju rekomandojmë të lexoni me kujdes “Politikën e Privatësisë”, pasi ajo përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me “Të dhënat tuaja personale”, veçanërisht për përdorimin e tyre, kategoritë e të dhënave, qëllimet e përpunimit, masat e sigurisë, si dhe të drejtat dhe mjetet mbrojtëse që keni në dispozicion.
Përpunimi i të dhënave personale, kryhet nga stafi i autorizuar i shoqërisë, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, duke garantuar mbrojtjen e tyre nga çdo cenim.
Kontrolluesi është personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili, vetëm ose së bashku me të tjerët, përcakton qëllimet e mjetet e përpunimit të të dhënave personale, sipas percaktimit te Nenit 5, pika 8 e Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Identiteti i kontrolluesit:
Kontrolluesi është shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k
Adresa: Rr. “Butrinti”, Nr. 9, Njësia Administrative Kashar, Tiranë
Nr. kontakti +355 68 207 7206; e-mail: info@adiprofessional.al
Subjektet e të dhënave personale që grumbullohen dhe përpunohen nga shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k, janë si vijon:
- Klientë dhe Furnitorë
- Kliente potenciale
- Punonjës
- Kandidatë për punë
- Partnerë/bashkëpunetorë
- Aksioner/ortakë
- Vizitorë të faqes web
- Vizitorë në ambientet e shoqërisë
Të dhënat personale që përpunohen nga Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k, në kuadër të aktivitetit të saj përpunon janë si më poshtë:
Klientë/Furnitorë dhe përfaqësuesit e tyre:
Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve dhe me pëlqimin e tyre, administron dhe përpunon të dhënat personale dhe informacionin e dhënë nga klienti/furnitori, duke përfshirë të dhëna të përgjithshme (emër, atesi, mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresë, numër personal identifikimi, numër telefoni, adresë e-maili, nënshkrimi, ID si dhe të dhënat financiare/bankare që i shërbejnë kontratës. Këto të dhëna aksesohen manualisht përmes dokumentacionit të paraqitur nga klienti/furnitori ose përfaqësuesi dhe në mënyrë elektronike dhe përpunohen vetem nga stafi i autorizuar i shoqërisë.
Klientë potencial
Klientët potenciale janë personat që shprehin interes dhe telefonojnë ose kontaktojnë nëpërmjet e-mailit, faqes web, rrjeteve sociale ose paraqiten pranë zyrave të shoqërisë. Me pëlqimin e tyre ata japin të dhëna si emër, mbiemër, numër telefoni ose e-mail. Përpunimi i të dhenave të tyre bëhet vetem me pëlqimin e tyre dhe nga staf i autorizuar i shoqërisë.
Punonjës
Përpunohen të dhënat si emri, atësia, mbiemri, datëlindja, vendlindja, e-maili, numri personal i identifikimit, numri i telefonit, të dhenat arsimore, nënshkrimi, paga, numri i llogarisë bankare, ID, të dhenat mbi formimin profesional dhe eksperiencat, të dhenat mbi aftësinë në punë dhe shendetin, adresa e banimit, statusi i gjendjes civile, dëshmia e penalitetit, foto, të dhëna biometrike vetem per aksesim ne ambientet e punes. Të dhënat aksesohen manualisht dhe elektronikisht nga punonjës të autorizuar të shoqërisë.
Kandidate për punë
Nëpërmjet faqes së internetit ku publikohen vendet e lira të punës dhe përmes linkut të shpalljes së punës, çdo kandidat dorëzon Cv-në e tij. Shpalljet e punës mund të publikohen në faqen web të shoqërisë, rrjetet sociale dhe në faqet online të njoftimeve të punësimit. Në fazën fillestare do të përpunohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri, e-maili, numri i telefonit, data e lindjes si dhe të dhëna që lidhen me kualifikimet profesionale dhe përvojën si dhe informacioni i përfshirë prej tyre në Cv që është i nevojshem për të vlerësuar përshtatshmërinë e individit për punësim. Të dhënat përpunohen përmes dokumentacionit të dorëzuar dhe elektronikisht vetëm nga specialisti i rekrutimit dhe drejtuesi i Departamentit të përgjegjës për burimet njerëzore, përgjegjës për përzgjedhjen dhe intervistimin, shqyrtimin e dokumentacionit dhe komunikimin me kandidatët e suksesshëm. Në momentin e përzgjedhjes se cv së tij, përpunohet nga drejtori i Departamentit përkatës ku kërkon të punësohet kandidati.
Partnerë/Bashkëpuntor
Për partnerët/bashkëpuntorët dhe përfaqësuesit e tyre, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit që administrohen fizikisht në arkivën e shoqërisë, përpunohen të dhëna si emri, mbiemri, pozicioni, numëri i kontaktit, e-maili nënshkrimi, të dhëna financiare/bankare. Përpunimi bëhet vetem nga stafi i autorizuar i shoqërisë.
Vizitorët e faqes web
Për personat e interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web, hapsirës “kontakt”, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimet, të paraqesin ankesa, apo të kërkojnë shërbim profesional, mblidhen të dhënat si IP adresë Cookies dhe të dhëna teknike, emri, mbiemri, e-maili, telefoni, dhe mesazhi që përçon. Perpunimi behet vetem nga stafi i autorizuar i shoqërisë.
Aksionerët/ortakët
Për aksionerët/ortakët përpunohen të dhëna si emri, atësia, mbiemri, datëlindja, vendlindja, numëri kontaktit, e-maili, nënshkrimi, të dhënat financiare/bankare, ID, numër personal identifikimi. Përpunimi bëhet vetëm nga stafi i autorizuar i shoqërisë.
Vizitorët në zyrat e shoqërisë
Për punonjësit dhe vizitorët në zyrat e shoqërisë përpunohen edhe të dhëna nëpërmjet sistemit CCTV të kamerave. Përpunimi bëhet në përputhje me udhëzimin nr. 3, datë 30/04/2025 “Për përpunimin e të dhënave personale nga sistemet e videosurvejimit”. Shoqëria ka të vendosur në ambientet e saj tabelën informuese të vëzhgimit me kamera. Përpunimi bëhet vetem nga stafi i autorizuar i shoqërisë.
Qellimi i përpunimit të të dhënave personale varet nga marrëdhënia që krijohet midis subjektit të të dhënave dhe shoqërisë “Adi Professional” Sh.p.k.
Marrëdhënia kontraktuale me klientet:
Të dhënat personale të klientëve dhe informacioni i administruar nëpërmjet dokumentacionit ligjor përkatës të dorëzuar nga klienti përpunohet për qëllime të menaxhimit të marrëdhënies juridike te krijuar dhe ofrimit të një shërbimi cilësor dhe korrekt ndaj klientit.
Për qëllime të zbatimit të legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë që ushtron shoqëria dhe legjislacioni tatimor, ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, etj).
Të dhënat personale të kandidatëve për punë: përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të përzgjedhjes dhe intervistimit të tyre, me qëllim punësimin e individëve të përgatitur dhe profesionistëve në këtë sektor.
Të dhënat personale të punonjësve: përpunohen në kuadër mbarëvajtjes së marrëdhënies kontraktore të punës, trajnimit të tyre të vazhdueshëm respektimit të detyrimeve midis palëve dhe legjislacionit që rregullon këto marrëdhënie.
Të dhënat personale të personave të interesuar (vizitorë të faqes web): përpunohen në kuadër të informimit të tyre mbi shërbimet e shoqërisë, informacione mbi produktet që përbëjnë interes, trajtimin e kërkesave dhe ankesave të mundshme lidhur met shërbimet.
Të dhënat personale të partnerëve/bashkëpuntorëve dhe përfaqësuesve të tyre, përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së marrëdhënieve kontraktore specifike dhe shërbimeve të përfituara midis palëve.
Të dhënat personale të klientëve potencialë përpunohen për qëllime te hyrjes se nje marredhenie juridike.
Të dhënat personale të aksionerëve/ortakëve përpunohen për qellim të marrëdhenies se krijuar midis kontrolluesit dhe tyre.
Të dhënat e siguruara nga sistemi CCTV në ambientet e shoqërisë për vizitorët dhe punonjësit, përpunohen në kuadër të garantimit të sigurise fizike te individit, pronës dhe aseteve të shoqërisë.
Ju informojmë se përpunimi i të dhënave personale bëhet në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Të dhënat personale përpunohen në përputhje me Nenin 7 të ligjit, konkretisht nëse përmbushet të paktën njeri prej kritereve si me poshtë:
- subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij personale për një ose më shumë qëllime specifike;
- përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate, ku subjekti i të dhënave është palë, ose për marrjen e hapave që i paraprijnë lidhjes së një kontrate sipas kërkesës së subjektit të të dhënave;
- përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit;
- përpunimi është i nevojshëm për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër;
- përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen nga kontrolluesi të një detyre ligjore me interes publik ose kur atij i është dhënë e drejta për të ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike në bazë të legjislacionit në fuqi;
- përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e interesave të ligjshëm të kontrolluesit ose të një pale të tretë, me përjashtim të rastit kur interesat, ose të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, që kërkojnë mbrojtje të të dhënave personale, veçanërisht kur subjekti i të dhënave është i mitur, kanë përparësi mbi këto interesa. Kjo shkronjë nuk zbatohet për përpunimin që kryhet nga autoritetet publike në përmbushjen e detyrave të tyre, sipas shkronjës “d” të kësaj pike.
Subjekti i të dhënave jep të dhënat personale me pelqimin e tij, i cili informohet paraprakisht per mundësinë e tërheqjes së ketij pëlqimi. Të dhënat personale që burojnë nga legjislacioni në fuqi, kushtet e kontratës apo hyrja në një marrëdhënie kontraktore janë të detyrueshme për qellim të marrëdhënies që krijohet, ku mosdhënia e tyre sjell pamundësinë e ofrimit të shërbimit dhe të krijimit të marrëdhënies juridike të synuar. Teë dhenat personale i shërbejnë vetem qellimit për të cilin krijohet marrëdhënia.
Të dhënat personale ruhen për një afat të përcaktuar që i shërben periudhës së nevojshme të ruajtjes në perputhje me kërkesat ligjore dhe kontraktuale.
Të dhënat e klientëve dhe furnitoreve ruhen për një afat 5 (pesë) vjecar nga data e përfundimit të marrëdhënies së biznesit ndërmjet klientit dhe subjektit ose nga data e transaksionit rastësor në perputhje me ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe ligjet fiskale në fuqi.
Të dhënat e punonjësve ruhen përgjatë gjithë marrëdhënies së punësimit dhe për një afat 3 (tre) vjecar nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies së punësimit ne referim të Nenit 203 te Kodit të Punës, që i shërbejnë realizimit të mbrojtjes së të drejtave të palëve kundrejt njera-tjetrës në gjykatë. Ndërsa të dhënat biometrike (sistemi hyrje daljeve) ruhet gjatë gjithë periudhës që zgjat marrëdhënia e punës, të cilat shkatërrohen menjëhere në momentin e ndërprerjes se marrëdhënies së punësimit duke ju vene në dispozicion edhe procesverbali përkatës punëmarrësit.
Të dhënat e kandidateve për punë ruhen deri në 3 (tre) muaj nga paraqitja e aplikimit për punë, të cilat do të përdoren përgjatë kësaj periudhe vetëm nëse do të ketë ndonje vend të lire vakant për pozicion e kërkuar të aplikantit.
Të dhënat e personave të interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web, të dhënat si IP adresë Cookies dhe të dhënat lidhur me kërkesa apo ankesa, ruhen për sa kohë ekziston qëllimi i trajtimit të tyre (pra do të ruhen për sa kohë të përfundojë sqarimi i kërkesës apo ankesës), më pas ato do të fshihen, shkatërrohen. Këto raste trajtohen brenda një afati prej 30 ditësh nga data e marrjes së kërkesës. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë, kur është e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave të marra. Kontrolluesi informon në mënyrë të arsyetuar subjektit e të dhënave për çdo zgjatje afati brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së bashku me shkaqet e vonesës.
Të dhënat për partnerët/bashkëpuntorët dhe përfaqesuesit e tyre do të ruhen për sa kohë ekziston marrëdhënia e bashkëpunimt dhe deri në pesë vjet pas përfundimit të saj, në kuadër të pretendimeve të mundshme juridike civile.
Të dhënat e siguruara nga sistemi i videosurvejimit (CCTV), ruhen për një periudhë 30 (tridhjetë) dite nga momenti i regjistrimit te tyre.
Të dhënat e klinetëve potenciale dhe personave të interesuar nëpërmjet faqeve web, telefonit dhe rrjteve sociale, ruhen për një afat 30 (tridhjetë) ditë, nëse nuk finalizohet marrëdhenia juridike me ta.
Të dhënat e aksionerëve/ortakëve, do të ruhen për sa kohë ekziston marrëdhënia mes tyre dhe deri në 5 (pesë) vjet nga përfundimi i saj (në rast se ndodhemi në kushtet e përfundimit të marrëdhënies).
Pas përfundimit të afateve të sipërcituara të dhënat e ruajtura në mënyrë manuale shkatërrohen nëpërmjet pajisjes grirëse të letrës dhe të dhënat e ruajtura ne sistemin elektronik do të fshihen në mënyrë të parikuperueshme, duke mbajtur edhe dokumentacionin përkatës.
Marrësit e të dhënave personale janë:
Punonjësit e autorizuar të Shoqërisë “Adi Professional” Sh.p.k, në përputhje me detyrat e punës dhe që janë të autorizuar të përpunojnë të dhënat vetem për qellimet e lartpërmendura.
Institucionet publike kompetente (Drejtoria e Tatimeve, ISSH, Inspektoriati i Punës, etj), ato gjyqësore, në rrethanat e parashikuara në legjislacionin specifik në fuqi dhe me kërkesë të arsyetuar nga ana e tyre.
Bankat me të cilat bashkëpunon shoqëria
Në rast se shoqëria do të përpunojë të dhënat personale me subjekte të cilët do të jene në cilësine e përpunuesit të të dhënave, marrës të tyre do të jenë edhe përpunuesit me te cilët do të lidhet kontratë për përpunimin e të dhënave personale, në zbatim të parashikimeve të nenit 26 të Ligjit nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, lista e të cilave do të përditësohet në ketë politikë privatësie.
Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.kju garanton se respekton politikën e privatësisë në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Punonjësit përpunojnë të dhënat personale në konfidencialitet të plotë dhe kanë nenshkruar deklaratën e konfidencialitetit.
Të dhënat personale do të përpunohen vetëm mbi bazë të qellimit të përcaktuar me lart dhe për asnjë qellim tjetër. Të dhënat personale nuk do të jenë objekt i transaksioneve tregtare me palë të treta.
Në përputhje me nenet 14-20 të Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ju keni këto të drejta:
- e drejta për informim,
- e drejta për akses,
- e drejta për korrigjim dhe fshirje,
- e drejta për t’u harruar,
- e drejta për kufizimin e përpunimit,
- e drejta për transferueshmërinë e të dhënave,
- e drejta për të kundërshtuar,
- e drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike
- e drejta për t’u ankuar,
- e drejta për kompensimin e dëmit
Kotrolluesi i jep subjektit të të dhënave çdo informacion dhe zhvillon çdo komunikim që ka të bëje me të drejtat e tij për përpunimin e të dhënava në formë koncize, transparente, të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, duke përdorur gjuhë të qartë dhe të thjeshtë. Kontrolluesi informon subjektin e të dhënave, në lidhje me përmbushjen e kërkesës ose arsyen e refuzimit të saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë, kur është e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave të marra. Kontrolluesi informon në mënyrë të arsyetuar subjektin e të dhënave për çdo zgjatje afati brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së bashku me shkaqet e vonesës. Në rastet kur nuk e trajton kërkesën ose refuzon përmbushjen e saj, kontrolluesi, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave për arsyet e mostrajtimit ose të refuzimit të përmbushjes së kërkesës, si dhe për mundësinë e paraqitjes së ankesës te Komisioneri, me adresë: Rr. “Abdi Toptani”, Nd.5, Kodi postar 1001, Tirane dhe padisë pranë gjykatës.
Ju mund t’i drejtoheni me kërkesë me shkrim nëpunesit të mbrojtes të të dhënave personale në adresën: Rr. “Butrinti”, Nr. 9, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, ose me kërkesë elektonike në adresën: info@adiprofessional.al.
Nëse përpunimi i të dhenave kryhet mbi bazën e pëlqimit dhe të interesit të ligjshëm të kontrolluesit ose të palës së tretë, kur përpunimi kryhet mbi bazën e një interesi të ligjshëm, ju keni te drejten për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë. Për tërheqjen e pëlqimit mund të na kontaktoni duke na u drejtuar me kërkesë në adresën: Rr. “Butrinti”, Nr. 9, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, ose me kërkesë elektonike në adresën: info@adiprofessional.al
Shoqëria nuk përdor vendimmarrje automatike ose profilizim që prodhon efekte ligjore mbi individët.
Të dhënat personale nuk do të transferohen në vende të huaja. Në rast së në të ardhmen do të behën transferime në vënde të huaja të të dhënave, do të njoftoheni përpara transferimit të tyre nëpërmjet përditesimit të kesaj politike privatësie, duke parashikuar edhe garantimin e mbrojtjes së duhur dhe informacion për masat e përshtatshme të mbrojtjes, mënyren me të cilat mund të merret një kopje e tyre ose vendin ku ofrohen ato.
Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k, në kuadër të respektimit të ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, zbaton masa teknike dhe organizative për të sigururar një nivel të përshtatshëm ndaj rrezikut, duke përfshirë ndër të tjera, kur është e zbatueshme:
- pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;
- aftësinë për të garantuar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit;
- aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe aksesin në të dhënat personale brenda një kohe të arsyeshme në rast incidenti fizik ose teknik;
- një proces për testimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e rregullt të efikasitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit.
Shoqëria “Adi Professional” Sh.p.k e ushtron aktivitetin e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka ngritur politikat dhe sistemet e nevojshme për këtë qëllim. Ne kemi zbatuar masa të rrepta sigurie për të ulur rrezikun e shkeljes së të dhënave dhe keqpërdorimit të të dhënave tuaja personale, të tilla si zbulimi i paautorizuar dhe aksesi i paautorizuar në të dhënat tuaja.
Ne sigurojmë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke i ruajtur të dhënat tuaja, si dhe duke siguruar pëlqimin tuaj te informuar përpara mbledhjes së të dhënave. Informacioni personal nuk do të zbulohet me asnjë person jashtë shoqërisë. Individët kanë të drejta që burojnë nga legjislacioni në fuqi si me lart përcaktuar.
Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e proceseve të përpunimit, ne kemi ndërmarrë masat e mëposhtme:
Ruajtja e të dhënave: Ne përdorim zgjidhje të ruajtjes së enkriptuar dhe baza të të dhënave me akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.
Kontrolli i aksesit: Ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shohe/aksesojë, ndryshojë ose fshijë, informacione ose të dhëna specifike.
Kanale komunikimi të sigurta: Ne përdorim kanale të sigurta për shkëmbimin/komunikimin e informacionit, duke përfshirë shërbimin me e-maile të enkriptuara për të parandaluar përgjimin e të dhënave. Pajisjet/ambientet në të cilat ne ruajmë të dhënat personale janë të vendosura në një mjedis të sigurt me akses të kufizuar fizik (dhomë të mbyllur). Shoqëria përdor firewall, fjalëkalime të forta, programe antivirus dhe masa të tjera për të mbrojtur të dhënat personale (si enkriptimi dhe pseudonimizim), në përputhje me standartetet nderkombetare.
Politika e ruajtjes së të dhënave: Ne kemi miratuar rregulla për kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave dhe asgjësimin e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna të vjetruara (që sapo ju ka mbaruar afati i ruajtjes) ose të panevojshme.
Trajnimi për sigurinë e të dhënave: Punonjesit që janë të autorizuar të kenë akses dhe të përpunojnë të dhënat personale, trajnohen në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale përpara fillimit te detyrës dhe përditësohen në vijimësi lidhur me rregullat e sigurisë së të dhënave.
Për çdo përditësim të ardhshëm të kësaj politike privatësie, do të njoftoheni në faqen zyrtare të shoqërisë.
Adi Professional © 2026