POLITIKAT E COOKIES

HYRJE

Mirë se vini në faqen zyrtare të shoqërisë Adi Professional Sh.p.k. (në vijim “ne” ose “shoqëria”).

Kjo Politikë e Cookies ju shpjegon se çfarë janë cookies dhe teknologjitë e ngjashme që përdoren në faqen tonë të internetit, pse i përdorim, çfarë informacioni mbledhin, dhe si mund të kontrolloni vetë mënyrën se si vendosen në pajisjen tuaj.

Kjo politikë plotëson Politikën e Privatësisë së Adi Professional Sh.p.k, e cila përshkruan më gjerësisht trajtimin e të dhënave tuaja personale. Të dyja dokumentet duhen lexuar së bashku për një pamje të plotë.

Kjo politikë është hartuar në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të Republikës së Shqipërisë.

ÇFARë JANë COOKIES ?

Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë që faqet e internetit ruajnë në pajisjen tuaj (kompjuter, tablet, telefon inteligjent) gjatë vizitës suaj. Ato lejojnë faqen të “kujtojë” pajisjen tuaj, preferencat dhe veprimet e mëparshme, duke e bërë navigimin më të rrjedhshëm. Disa cookies janë të nevojshme që faqja të funksionojë siç duhet dhe vendosen pavarësisht zgjedhjes suaj. Cookies të tjera, që shërbejnë për qëllime statistikore ose funksionale, vendosen vetëm pasi ju jepni pëlqimin tuaj përmes panelit të cookies që shfaqet kur vizitoni faqen për herë të parë.

Llojet sipas afatit

  • Cookies të sesionit → fshihen automatikisht kur ju mbyllni shfletuesin.
  • Cookies të përhershme → qëndrojnë në pajisjen tuaj për një periudhë të caktuar ose deri sa t’i fshini manualisht.

Llojet sipas origjinës

  • Cookies të palës së parë → vendosen drejtpërdrejt nga domain-i ynë (adiprofessionalal).
  • Cookies të palës së tretë → vendosen nga shërbime të jashtme që ne përdorim (p.sh. Google, Cloudflare, etj.) dhe që na ndihmojnë të ofrojmë funksionalitete të caktuara.

Përveç cookies, kjo politikë mbulon edhe teknologji të ngjashme që kryejnë funksione të krahasueshme: pixel tags (ëeb beacons), local storage, session storage dhe identifikues të tjerë unikë. Çdo referencë ndaj termit “cookies” në këtë dokument duhet kuptuar si referencë edhe ndaj këtyre teknologjive.

III. PSE PËRDORIM COOKIES ?

Ne përdorim cookies për arsye të ndryshme, që mbulojnë si funksionimin teknik të faqes ashtu edhe përmirësimin e shërbimeve tona. Konkretisht, cookies na lejojnë të:

  • sigurojmë që faqja të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe të sigurt për të gjithë vizitorët;
  • mbrojmë faqen nga sulme të automatizuara, bot-e dhe trafik i pa- besueshëm;
  • kuptojmë se si vizitorët e përdorin faqen tonë, përmes statistikave të grumbulluara dhe të anonimizuara;
  • përmirësojmë vazhdimisht përmbajtjen, dizajnin dhe shpejtësinë e faqes;
  • ofrojmë mbështetje të menjëhershme përmes shërbimit të bisedës (live chat) për pyetjet tuaja;
  • kujtojmë preferencat tuaja teknike (p.sh. zgjedhjet rreth cookies) gjatë vizitave të mëvonshme.

Kategoritë e cookies që përdorim

Ne i klasifikojmë cookies në katër kategori sipas qëllimit të tyre. Vetëm kategoria e parë (rreptësisht të nevojshme) vendoset pa pëlqimin tuaj, pasi pa to faqja nuk mund të funksionojë. Të gjitha kategoritë e tjera vendosen vetëm pasi ju jepni pëlqimin përmes panelit të cookies.

Cookies rreptësisht të nevojshme:

Këto cookies janë thelbësore për funksionimin teknik dhe sigurinë e faqes. Ato mbrojnë faqen nga sulmet automatike (bot-e, spam), ruajnë zgjedhjet tuaja për cookies, dhe mundësojnë funksionalitete bazë si shfaqja e elementeve të faqes. Pa to, faqja nuk do të funksiononte siç duhet.

Cookies analitike / të performancës:

Këto cookies na ndihmojnë të kuptojmë se si vizitorët e përdorin faqen: cilat faqe vizitohen më shpesh, sa kohë qëndrojnë vizitorët, nga vijnë, dhe nëse hasin gabime teknike. Të dhënat mblidhen në formë të grumbulluar dhe të anonimizuar nuk synojnë t’ju identifikojnë individualisht. Ky informacion na lejon të përmirësojmë vazhdimisht faqen dhe përvojën tuaj.

Cookies funksionale:

Këto cookies mundësojnë funksionalitete shtesë që përmirësojnë përvojën tuaj në faqe, si shërbimi i bisedës (live chat) për mbështetje në kohë reale. Ato ruajnë gjendjen e bisedës dhe preferencat tuaja teknike gjatë sesionit.

Cookies marketingu / reklamimi:

Aktualisht, EasyPay nuk përdor cookies marketingu apo reklamimi në faqen e saj. Nëse në të ardhmen vendosim të përdorim cookies të tilla (p.sh. për fushata reklamimi në rrjete sociale), do të përditësojmë këtë politikë dhe do t’ju kërkojmë pëlqim të ri përmes panelit të cookies.

TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE TË TË DHËNAVE

Disa nga ofruesit e palëve të treta që përdorim (Google, Cloudflare) mund të nënkuptojnë transferim të të dhënave personale jashtë Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në vende të tjera ku këta ofrues kanë infrastrukturë.

Në çdo rast të tillë, shoqëria siguron që transferimi të bëhet vetëm nëpërmjet mekanizmave të miratuar ligjorë, sipas kërkesave të Kapitullit IV “Transferimi ndërkombëtar i të dhënave”, të Ligjit 124/2024, që përfshijnë:

  • Klauzolat standarde të mbrojtjes së të dhënave të miratuara nga Komisioneri;
  • Vendime përshtatshmërie ose garanci ekuivalente të parashikuara nga ligji.

Për detaje specifike mbi politikat e privatësisë të secilit ofrues, mund të vizitoni faqet e tyre zyrtare:

Google: https://policies.google.com/privacy

Cloudflare: https://ëëë.cloudflare.com/privacypolicy/

SI JEPNI DHE SI TËRHIQNI PËLQIMIN

Dhënia e pëlqimit:

Në vizitën tuaj të parë në faqen tonë, do t’ju shfaqet një panel cookies (cookie banner) që ju lejon të zgjidhni cilat kategori cookies dëshironi të pranoni. Asnjë cookie jo-thelbësore nuk vendoset në pajisjen tuaj para se të jepni pëlqimin shprehimisht. Ju mund të zgjidhni:

  • “Pranoj të gjitha” → pranoni të gjitha kategoritë e cookies (e nevojshme + analitike + funksionale);
  • “Refuzoj të gjitha” → refuzoni të gjitha cookies opsionale, duke mbajtur vetëm ato rreptësisht të nevojshme;
  • “Cilësimet e personalizuara” → zgjidhni veçmas për çdo kategori sipas preferencës suaj.

Sipas përcaktimeve të Ligjit 124/2024, pëlqimi juaj duhet të jetë:

  • i lirë → mund të refuzoni cookies opsionale, pa pasoja për shërbimet thelbësore;
  • Specifik → mund të zgjidhni veçmas për çdo kategori;
  • i informuar → kjo politikë dhe paneli i cookies ju japin informacion të qartë para zgjedhjes;
  • i qartë  → kërkohet veprim aktiv (klikim mbi butonin përkatës); navigimi i thjeshtë, scroll-imi ose mbyllja e panelit nuk konsiderohen pëlqim.

Tërheqja e pëlqimit:

Ju keni të drejtë ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, dhe tërheqja duhet të jetë po aq e lehtë sa edhe dhënia. Tërheqja nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer më parë në bazë të pëlqimit. Mund ta tërhiqni pëlqimin përmes:

  • Butonit “Cilësimet e cookies” të vendosur në fund të çdo faqeje (footer), që rihap panelin e zgjedhjeve;
  • Cilësimeve të shfletuesit tuaj për të bllokuar ose fshirë cookies
  • Komunikimit drejpërdrejtë me Nëpunësin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave 

MENAXHIMI I COOKIES NGA SHFLETUESI

Përveç panelit tonë të cookies, ju mund t’i menaxhoni cookies edhe drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj. Kini parasysh se bllokimi i të gjitha cookies, përfshirë ato rreptësisht të nevojshme, mund të ndikojë në funksionimin e faqes. Udhëzime për shfletuesit më të përdorur:

  • Google Chrome: Cilësimet → Privatësia dhe siguria → Cookies dhe të dhëna të tjera të faqes;
  • Mozilla Firefox: Cilësimet → Privatësia dhe Siguria → Cookies dhe të Dhëna të Faqes;
  • Microsoft Edge: Cilësimet → Cookies dhe lejet e faqes → Menaxho dhe fshi cookies;
  • Safari (macOS): Preferencat → Privatësia → Menaxho të Dhënat e Faqes;
  • Safari (iOS): Cilësimet → Safari → Privatësia & Siguria;
  • Opera: Cilësimet → Privatësia & siguria → Cookies dhe të dhëna të tjera të faqes.

Për pajisjet mobile, mund të gjeni opsione të ngjashme në cilësimet e shfletuesit përkatës. Vini re që fshirja e cookies nga shfletuesi do të rivendosë preferencat tuaja, dhe paneli i cookies do t’ju shfaqet sërish në vizitën tuaj të radhës.

VI. TË DHËNAT PERSONALE DHE TË DREJTAT TUAJA

Të dhënat e mbledhura përmes cookies:

Disa cookies, veçanërisht ato analitike dhe funksionale, mund të mbledhin të dhëna që cilësohen si të dhëna personale sipas Ligjit 124/2024. Këto mund të përfshijnë:

  • sjelljen e shfletimit (faqet e vizituara, koha e qëndrimit, klikimet, rrugëtimi nëpër faqe);
  • burimin e referimit (faqen nga vini, fjalë kyçe të kërkimit);
  • vendndodhjen e përafërt gjeografike (në nivel qyteti ose rajoni, jo adresë e saktë).

Shoqëria Adi Professional Sh.p.k nuk i përdor këto cookies për të krijuar profile individuale të identifikueshme dhe nuk ndërmerr vendime të automatizuara me ndikim juridik mbi ju në bazë të të dhënave të mbledhura nga cookies.

Të drejtat tuaja:

Në bazë të Ligjit 124/2024 “Për mbrojtjejn e të dhënave personale”, ju gëzoni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat personale të mbledhura përmes cookies:

  • e drejta për informim,
  • e drejta për akses,
  • e drejta për korrigjim dhe fshirje,
  • e drejta për t’u harruar,
  • e drejta për kufizimin e përpunimit,
  • e drejta për transferueshmërinë e të dhënave,
  • e drejta për të kundërshtuar,
  • e drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike
  • e drejta për t’u ankuar,
  • e drejta për kompensimin e dëmit

VII. KONTAKTI DHE ANKIMET

Kontroluesi i të dhënave:

Emri i subjektit: Adi Professional Sh.p.k

Adresa: Rr. “Butrinti”, Nr. 9, Njësia Administrative Kashar, Tiranë

NUIS: K22113002I

mail: info@adiprofessional.al

Faqa ëeb: www.adiprofessional.al

Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave:

Për çdo pyetje, kërkesë për ushtrimin e të drejtave tuaja ose ankim në lidhje me përpunimin e të dhënave personale përmes cookies, mund të kontaktoni Nëpunësin tonë të Mbrojtjes së të Dhënave:

E-mail: info@adiprofessional.al

Adresa postare: Adi Professional Sh.p.k/ Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave/Rr. “Butrinti”, Nr. 9, Njësia Administrative Kashar, Tiranë

Autoriteti kompetent mbikëqyrës:

Nëse mendoni se të drejtat tuaja nuk janë respektuar dhe nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e dhënë nga shoqëria, keni të drejtë të paraqisni ankim pranë autoritetit mbikëqyrës:

Autoriteti: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjne e të Dhënave Peronale

Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë

mail: info@idp.al

Faqa ëeb: www.idp.al

VIII. NDRYSHIMET E POLITIKëS

Shoqëria Adi Professional Sh.p.k rezervon të drejtën të rishikojë dhe përditësojë këtë Politikë të Cookies sa herë të jetë e nevojshme, veçanërisht kur ndryshojnë cookies të përdorura, kuadri ligjor i zbatueshëm ose praktikat tona të biznesit. Versioni i përditësuar publikohet gjithmonë në këtë faqe me datën e re të hyrjes në fuqi.

Misioni Ynë

Të ofrojmë zgjidhje inovative dhe të besueshme në fushën e automatizimit, kontrollit, menaxhimit, shpërndarjes, mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sistemeve dhe pajisjeve për mobilitetin urban. Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve duke përdorur teknologjitë më të avancuara dhe një ekip profesional që ndan pasionin për cilësinë dhe përsosmërinë.